All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

1 mijë banorë jetojnë mes “pellgut të zi” në Valias

Nga A2 CNN
19 Prill 2019, 13:48 | Sociale
1 mijë banorë jetojnë mes “pellgut të zi”
All - Paragraf - 1

Afro 30 vite më parë, Valiasi ishte krenaria e qëndresës antikomuniste, kur minatorët hynë në grevë, ndërsa sot 300 familje ndodhen në mëshirën e fatit.

Mbi 1000 persona që jetojnë aty duket se janë braktisur nga pushteti qendror dhe ai lokal, por se problemi kryesor mbetet mungesa e një sistemi kanalizimesh për ujërat e zeza.

All - Paragraf - 3

Mes dëshpërimit pafund, banorët kontaktuan A2CNN, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohej.

“Kanalizimet me ujërat e zeza janë bashkuar dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë me këtë ujë, as që bëhet fjalë për ta pirë. Valiasi ka qenë i rregulluar, por ka ardhur drejt shkarkimit”, thotë një banor.

“I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë së Kamzës të shohë me shumë kujdes kanalizimet”, shprehet një tjetër banor.

All - Paragraf - 6

Mjaftojnë pak reshje shiu që lagja të përmbytet, duke u formuar një pellg gjigant me ujëra të zeza dhe të bardha bashkë dhe era e keqe mbizotëron gjatë.

Farmacistja e zonës na tregon jashtë kamerave se fëmijët paraqiten me infeksione bakteriale dhe parazitare, ndërsa banorët rrëfejnë se të paktën 10 të mitur janë preku nga sëmundjet tumoriale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos