Champions League/ Strakosha dhe Pilo nuk ndalin dot Comon

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 23:28 | Futboll

Champions League/ Strakosha dhe Pilo nuk ndalin dot Comon

Como fiton sërish (fitorja e tretë radhazi në Champions League), por këtë herë i mjafton vetëm një gol, i shënuar nga Milla, për të mposhtur AEK-un e Athinës së shqiptarëve Strakosha dhe Pilo.

Como ka marrë edhe tre pikë të tjera, në fund të një ndeshjeje të cilën e dominoi plotësisht, shkruan A2.

Një ndeshje ku skuadra italiane humbi edhe një penallti me Da Cunha-n dhe goditi shtyllën me Nico Paz.

Strakosha dhe Pilo luajtën 90 minutat e plota, me mbrojtësin kuqezi që u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Me këtë humbje, AEK-u vijon të mbetet në fund të renditjes së fazës së ligës në Champions, me vetëm 3 pikë, por vetëm 1 pikë larg zonës së “play off”-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos