
All - Paragraf - 1
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u dënua me një vit burg për financime të paligjshme të fushatës së tij të dështuar për rizgjedhje në 2012-ën.
Kjo është hera e parë në kohët moderne të Francës që jepet një vendim i tillë për një kryetar shteti. Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, por do t’i vendoset një pajisje gjurmuese në këmbë.
All - Paragraf - 3
“Nicolas Sarkozy ishte në dijeni të limitit për shpenzimet. Ai e dinte se nuk duhej tejkaluar”, tha gjykatësi. Ndërkohë, kjo është çështja e dytë kriminale që përfshin ish presidentin francez. Në Mars, Sarkozy u dënua me 3 vite burg, dy prej të cilave u pezulluan, për korrupsion dhe ndërhyrje në drejtësi. Megjithatë 66-vjeçari e ka apeluar këtë vendim. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4