Nëse do të na jepej një mundësi të jetonim vetëm me rroba plazhi gjatë gjithë ditës, çdo ditë, jemi të sigurt që do e pranonim. Fustane të lehta, pantallona lino të relaksuar, veshje që janë aq të lehta dhe të këndshme saqë duam që vera të zgjasë gjithmonë.
Fustanet me grep padyshim që i përkasin kategorisë së mësipërme. Të kujton epokën e hipive origjinale, veshjet e thurura tani kanë tejkaluar pamjen boho të viteve '90 dhe fillim të viteve 2000 dhe nuk gjenden më vetëm në dyqanet online DIY, por edhe në koleksionet e stilistëve më të njohur.
Për të transportuar veten nga peizazhi urban në plazh, zgjidhni fustanin me grep dhe ne do ju japim disa opsione, që mund t’i kini parasysh. (A2 Televizion)









