All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 23:54 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në aksin Elbasan-Peqin.

All - Paragraf - 3

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një automjet me drejtues 21-vjeçarin me inicialet O.M.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi për shtyp:

All - Paragraf - 6

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos