10 lagjet më të bukura të renditura nga “Time Out”

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 13:35 | Lifestyle

Është një nga pjesët më të mira të pushimeve momenti kur zbulon anën e qytetit që është qartësisht më e popullarizuar nga vendasit, sesa turistët. Marka globale e medias Time Out ka publikuar listën e saj vjetore të lagjeve më të bukura në botë.

Nga Kili, në Francë, Japoni dhe SHBA revista ka publikuar sondazhin e mijëra njerëzve nga e gjithë bota që u pyetën për vendet e tyre të preferuara në qytetin e tyre. Redaktorët e Time Out vlerësuan gjithashtu ekspertizën e tyre lokale me qëllimin për të krijuar udhëzuesin përfundimtar, duke vënë në pah 51 nga lagjet më të bukura në botë.

Në krye të saj për vitin 2022 është Colonia Americana, e vendosur në qytetin e Guadalajara në Meksikën perëndimore. Sipas “Time Out” përzierja eklektike e pallateve historike të Art Deco dhe ambienteve muzikore e bën Colonia Americana një vizitë të domosdoshme.

E dyta renditet Cais do Sodré e Lisbonës. E famshme prej kohësh për jetën e saj të gjallë të natës, lagjja portugeze tani po bën emër edhe për ushqimin, ku kuzhinierët e rinj më premtues të Lisbonës po hapin restorante të reja.

Në vend të tretë është fshati Wat Bo, në Siem Reap, Kamboxhia. Sipas Time Out, zona përreth faltores spektakolare Wat Bo ka pasur një "shkëlqim serioz" vitin e kaluar. Boutique hotelet Viroth's dhe Treeline Urban Resort janë renditur si pika kryesore, së bashku me restorantin Tevy's Place, i cili shërben ushqime të shijshme organike dhe gjithashtu punon si një ndërmarrje sociale që fuqizon gratë vendase.

Lagjja amerikane me vlerësimin më të lartë u rendit në vendin e katërt; Ridgewood e Nju Jorkut. Time Out thotë se bilanci i bareve dhe restoranteve të reja, të ardhshme në këtë zonë të Queens-it, së bashku me institucione si pastiçeri Rudy's Bakery, e cila u hap në 1934, që i dha asaj një vend në listën e 2022-shit.

Ndërkohë Mile End në Montreal, Kanada përmbyll pesëshen më të mirë të Time Out, e përshkruar si një "pikë që ecën” dhe pret "disa nga restorantet më të mira të qytetit, libraritë e pavarura, dyqanet e luleve, kasapët, furrtarët dhe prodhuesit e shandanëve".

Dave Calhoun, shefi i përmbajtjes së Time Out në Amerikën e Veriut dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha se qëllimi i listës vjetore ishte të vinte në pah zonat që nuk janë "destinacione të homogjenizuara, korporative", por "kanë një atmosferë të pavarur dhe mikpritëse".

10 lagjet më të bukura të “Time Out”

1. Colonia Americana - Guadalajara, Meksikë

2. Cais do Sodré - Lisbonë, Portugali

3. Fshati Wat Bo - Siem Reap, Kamboxhia

4. Ridgewood - New York City, SHBA

5. Mile End - Montreal, Kanada

6. Barrio Logan - San Diego, SHBA

7. Shimokitazawa - Tokio, Japoni

8. Cliftonville - Margate, MB

9. Barrio Yungay - Santiago, Kili

10. Cours Julien - Marseille, Francë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos