10 vite nga “Pranvera Arabe”! Kush fitoi dhe kush humbi në Egjipt?

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 11:20 | Aktualitet

Më 25 janar 2011 Egjipti shënoi dhjetëvjetorin e fillimit të protestave masive që rrëzuan ish-Presidentin Hosni Mubarak pas gati tre dekadash në pushtet. Protestat shpërthyen 11 ditë pasi demonstratat në Tunizi detyruan Zineel-Abidine Ben Ali të linte pushtetin, duke frymëzuar revolta kundër udhëheqësve veteranë arabë në të gjithë rajonin. Ishin kryengritjet e asaj që u quajt “Pranvera Arabe”, protesta anti qeveritare të frymëzuara nga faqet e mediave sociale. Ashtu si n çdo vend, edhe në Egjipt kërkohej liri dhe demokraci. Por çfarë ka ndodhur në Egjipt gjatë këtyre 10 viteve, pas pranverës arabe. Kush e bëri revolucionin? Kush ishin ata që e përvetësuan? Kush ishin ata që e humbën dhe paguan një çmim të jashtëzakonshëm? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos