108-vjetori i Pavarësisë, Hoti: Është ditë feste për çdo shqiptar

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 15:15 | Kosova
108-vjetori i Pavarësisë, Hoti: Është ditë feste

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë bëri homazhe te monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ai shtoi se kjo është një ditë feste për çdo shqiptar.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, dhe tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe tani do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjtë, për të treguar nderime ndaj gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, tha Hoti.

Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, urimet për këtë festë i bëri nga kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan.

“Jemi sot të nderuar që nderojmë bashkë edhe pse në kushte pandemie. Ju faleminderit të gjithëve për kujdesin pra për nderim jo vetëm këtu në Gllogjan, po në Deçan, Isniq, e çdo kund ku pushojnë heronjtë, ku pushojnë çlirimtarët, liridashësit. Gëzuar festa e flamurit e të bashkuar qofshim gjithmonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos