
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot takime me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend.
Wendt është takuar me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho.
Po ashtu, Wendt ka zhvilluar një takim edhe me drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.
Diplomati amerikan ka dalë nga godina e SPAK rreth orës 14:00. (A2 Televizion)