11 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 17:35 | Ballkani
11 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

11 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, në një kohë kur shumë vende të tjera të rajonit po shënojnë një përmirësim të situatës.

Nga 3777 testet e bëra 33 prej tyre rezultuan pozitive, ndërsa u shëruan dhe 92 persona të tjerë.

Që nga nisja e pandemisë, numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut arrin 155.246, ndërsa ai i të vdekurve është 5.398. Aktualisht shënohen 2.375 raste aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos