Vuçiç: Nuk do ta nënshkruaj kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 14:41 | Ballkani
Vuçiç: Nuk do ta nënshkruaj kurrë njohjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke folur në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të partisë së tij progresiste, ai konfirmoi vullnetin për të marrë pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Vuçiç shtoi se Serbia është ekspozuar vazhdimisht ndaj presioneve të mëdha nga perëndimi sa i përket çështjes së Kosovës dhe theksoi se ky presion do të vijojë edhe në të ardhmen.

“Nëse do të dilnim nga biseda, do të ishim fajtorët, prandaj ne duhet të marrim pjesë në dialog”, u shpreh presidenti serb. Ndër të tjera, ai lëshoi dhe kritika të ashpra në drejtim të ambasadorëve të huaj në vend duke theksuar se nuk do t’i marrë në konsideratë sa i përket vendimmarrjes. “Thelbi i drejtimit të një vendi është të marrësh vendime vetë”, përfundoi Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos