
Rinisin kontaktet politike dhe diplomatike midis Turqisë dhe Greqisë, paralelisht me ato ushtarake që janë në zhvillim. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të shkojë në Athinë të dielën dhe të hënën për një vizitë zyrtare dyditore me ftesë të homologut të tij grek, Nikos Dendias.
Gjatë misionit, Cavusoglu do të udhëtojë edhe në rajonin kufitar me Turqinë, Thrakinë, ku jeton një pakicë e rëndësishme myslimane, pjesërisht me origjinë turke. Vizita e Çavusoglu në këtë zonë, raporton Ministria e Jashtme turke, do të paraprihet të shtunën nga ajo e zëvendësit të tij, Sedat Onal, i cili do të takojë homologun e tij grek, Kostas Fragogiannis, si pjesë e "agjendës pozitive në sektorët ekonomikë dhe tregtarë" të rënë dakord në takimin e fundit në Ankara midis ministrave të Jashtëm turk dhe grek, më 15 prill.
Njoftimi i misionit vjen, ndërsa delegacionet nga Turqia dhe Greqia po zhvillojnë raundin e katër të videokonferencës së bisedimeve midis autoriteteve ushtarake, që synojnë zhvillimin e kanaleve të dialogut dhe parandalimin e situatave të konfliktit të mundshëm në zonat e diskutueshme, përfshirë Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. (A2 Televizion)