Kur datojnë çorapet e para? Pse u shkurtuan me kalimin e kohës? A është e vërtetë që Ajnshtajni i urrente ato? Nga çorapet antike, te pecetat e ushtarëve dhe shpjegimi matematikor për humbjen e tyre në lavatriçe, po ju sjellim 12 kuriozitete për miqtë më të mirë të këmbëve tuaja. (A2 Televizion)
Çorape të gjata dhe çorape të shkurtra. Para shekullit të 20-të, shumica e çorapeve ishin mbi gjatësinë e gjurit. Por me ardhjen e pantallonave të gjata për meshkuj, në fillim të viteve 1900, përmasat filluan të zvogëlohen duke e bërë të qartë dallimin mes tyre.Çorapet e Egjiptit. Çorapet më të vjetra janë ato egjiptiane (si në foto) dhe datojnë në periudhën midis viteve 250 dhe 420 para Krishtit Në atë kohë duket se ato visheshin me sandale. Të ekspozuara në Muzeun Victoria dhe Albert në Londër në vitin 2012, ato u gjetën në nekropolin e Oxyrhynchus antike, një koloni greke në Nil, në fund të shekullit të 19-të dhe iu dhuruan muzeut në vitin 1900 nga Robert Taylor Watford.Ajnshtajnit nuk i pëlqenin çorapet dhe kur mundej preferonte të mos i vishte ato. Një nga zakonet e tij të veçanta, përveç flokëve të çrregullt, ishte të vishte këpucë me këmbë zbathur, edhe kur p.sh. ishte i ftuar në një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.Mesjeta. Sipas historianëve, çorapet u bënë modë rreth vitit 1000. Bërja e çorapeve të rehatshme në atë kohë ishte një proces kompleks që kërkonte kujdes dhe para. Fisnikëve dhe mbretërve u pëlqente të tregonin çorapet e tyre në gju, për të shprehur aftësinë e tyre financiare dhe klasin. Kjo do të shpjegonte pse çorapet jepen shpesh si dhurata për Krishtlindje. Dhënia e çorapeve është parë prej kohësh si një gjest bujar dhe i rëndësishëm.Etimologjia. Në anglisht një çorape quhet sock, fjalë që rrjedh nga latinishtja "soccus", që tregon këpucën e përdorur nga aktorët në komedi.E rëndësishme. Çorapet e kanë shoqëruar njerëzimin që në fillim. BBC ka përfshirë një (si kjo në foto) në mesin e 100 objekteve që tregojnë historinë e botës dhe është një çorape vikinge nga Coppergate (York).Makinë qepëse. Makina e parë që prodhoi çorape daton në vitin 1589, e shpikur nga William Lee (në foto), një klerik anglez që donte të ndihmonte gruan e tij rrobaqepëse të kursente kohë në thurje. Tezgjahu në makinën e saj ishte në gjendje të thurte tetë herë më shpejt se me dorë.Najloni. Pika e kthesës në historinë e çorapeve ishte viti 1938, me shpikjen e najlonit. Deri atëherë çorapet bëheshin prej mëndafshi, leshi ose pambuku. Çifti i parë i çorapeve najloni mbërriti në dyqanet e Nju-Jorkut më 15 maj 1940 dhe 72.000 palë u shitën në vetëm një ditë.E çuditshme, por e vërtetë. Deri në vitin 2013, uniforma ushtarake ruse duhej të mbante mbështjellëse këmbësh në vend të çorapeve. Ishte Ministria e Mbrojtjes ajo që dërgoi "portyanki", “peceta të këmbëve", të cilat deri në fillim të viteve 1900 ishin të përhapura në ushtritë e shumë vendeve të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, për të mbrojtur më mirë këmbët nga lëkura e çizmeve.Prodhuar në Kinë. Ka shumë mundësi që çorapet që keni veshur tani janë bërë në qytetin e çorapeve të Kinës. Distrikti Datang, në Kinën lindore, është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të çorapeve në botë dhe duket se prodhon rreth një të tretën e atyre në të gjithë botën. Është vlerësuar se në një vit, nga fabrikat e saj prodhohen dy palë çorape për çdo banor të tokës.62 gjëra. Faqja "Business Insider" ka renditur 62 gjëra që mund të bëni me çorapet e vjetra. nga mbulimi i këmbëve të karrigeve dhe tavolinave, për të parandaluar gërvishtjet në dysheme, deri te një paketë akulli. Nga një fustan për një qen të vogël, tek arkat, duke i mbushur me arra, bulona dhe monedha.Pse çorapet humbasin në lavatriçe? Këtë e shpjegon rezultati i një formule matematikore origjinale dhe të ndërlikuar të krijuar nga dy studiues anglezë, që përmblidhet në madhësinë e rrobave, plus kompleksitetin e larjes, minus nivelin e vëmendjes së dhënë, shumëzuar me aftësinë për t'u larë në lavatriçe. Dhe në fund, ndërlikimi i ngarkesës së rrobave dhe shpërqendrimi. Sipas studiuesve, në Mbretërinë e Bashkuar humbet të paktën një çorape çdo muaj, 15 në vit, rreth 1264 në jetë.