12 përralla klasike dhe pa internet nga Anila Mullahi

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 14:21 | Aktualitet
12 përralla klasike dhe pa internet nga Anila Mullahi

Pedagogia, studiuesja dhe kritikja Anila Mullahi vesh kostumin e krijueses. Ajo prezanton veprën e saj të parë artistike, me përralla dhe një botë magjike, ku me siguri do të duan të arratisen të gjithë. 

Imagjinoni një botë magjike, me siguri do të jetë një kohë përrallash, pushimesh apo festash. Në fillim të vitit, pedagogia Persida Asllani prezantoi magjinë e festave që sjell babagjyshi i Vitit të Ri, por kostumin e rrëfimtares e ka veshur sot edhe Anila Mullahi, pedagogia e letërsisë së huaj në Fakultetin e Letërsisë në Tiranë.

Dhe me 12 përrallat e saj na çon në një botë magjike, atë të Henrit me flokë të arta. “Në botën magjike të Henrit” vjen me ilustrime plot ngjyra, që do të shoqërojë imagjinatën e një fëmije 4 vjeç, por që padiskutim mund të jenë një arratisje edhe për të rriturit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos