Dasho: Covid-19 në prag të shuarjes, me një kosto të rëndë. Vaksinimi nuk pati efekt

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 13:44 | Aktualitet
Dasho: Covid-19 në prag të shuarjes, me një kosto të

Mjeku Erion Dasho u shpreh në “Ditari” në A2 se “Shqipëria ka më shumë se një muaj që e ka arritur imunitetin e grupit”, me një kosto të rëndë, sipas tij.

“Tendeca është e qartë prej një muaji. Shqipëria, me një kosto prej 15 000 jetësh të humbura nga Covid dhe 2 milionë rastesh nga 2,8 milionë që është popullsia e saj, tashmë ka arritur imunitetin. Epidemia është në prag të shuarjes. Numri i rasteve dhe i të shtruarve në spital është i papërfillshëm. Situata është normalizuar dhe epidemia i ka kaluar të gjitha fazat e saj”, u shpreh Dasho.

Zyrtarisht, në Shqipëri janë regjistruar 2445 viktima nga Covid-19 dhe mbi 132 000 raste.

“Kërkimet thonë që imuniteti i krijuar nga varianti bazë, mbron edhe nga mutacionet që janë në qarkullim. Shqiptarët janë të mbrojtur në mënyrë kolektive, por sigurisht që do të ketë raste individuale”, shtoi Dasho.

Sipas Dashos, vaksinimi nuk ka pasur asnjë efekt: "Vaksinimi me vaksinën kineze ishte vetëm për efekt fushate". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos