
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka përkujtuar 12-vjetorin e tragjedisë së 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues të opozitës së asaj kohe.
Sipas Spiropalit, drejtësia duhet ta hetojë çështjen, ndërsa shtoi se ata nuk do të heqin dorë kurrë nga kjo gjë, deri sa drejtësia të vendoset në vend për viktimat e asaj dite tragjike. Ajo shtoi më tej se, atë ditë nuk pati asnjë vdekje aksidentale, por vetëm vrasje shtetërore.
“E dinë të gjithë që me 21 janar nuk pari vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore. Por publikimi dje i një transkrpiti të një audio ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmitarët u vranë shumë larg gardhit të kryeministrisë kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi, në emër të viktimave, hetimeve, familjarëve dhe demokracisë së përgjakur më 21 janar. Në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do hapë menjëherë hetimin e çështjes. Ne s’kemi hequr dhe s’do heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin. Por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia, sot edhe më shumë, se ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike flasin vetë edhe më shumë sesa fjalët tona”. (A2 Televizion)
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali