1266 viktima në Itali, mbyllen parqet dhe këndet e lojërave

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 15:00 | Bota
1266 viktima në Itali, mbyllen parqet dhe këndet e lojërave

250 persona humbën jetën nga Covid-19 në Itali vetëm në 24 orë, shifra më tragjike kjo e shënuar deri më tani.

Numri total i viktimave është 1266, ndërsa vetëm të prekurit janë rreth 15 mijë. Të premten, autoritetet shëndetësore ofruan përditësime të rëndësishme lidhur me karakteristikat e pacientëve që kanë humbur jetën. Siç thuhet, mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe shumica kishin sëmundje të tjera kronike.

Megjithatë, autoritetet flasin edhe për dy viktima nën moshën 40-vjeçare, të cilët ishin të prekur nga probleme të tjera serioze. Sa i përket të prekurve, 5% janë nën moshën 30-vjeçare, mes të cilëve edhe fëmijë.

Autoritetet lokale në shumë qytete të Italisë, përfshirë Romën dhe Milanon, vendosën të mbyllin parqe e kënde lojrash gjatë së premtes, ndërsa ka ankesa për grumbullime njerëzish.

Sipas një dekreti të lëshuar më herët gjatë javës, italianëve u lejohet të dalin për ecje, vrap apo shëtitje me biçikletë nëse ruajnë një distancë prej 1 metër nga njëri-tjetri. Por, jo të gjithë i kanë respektuar rregullat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos