
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-covid të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot e do të qëndrojnë deri më 18 prill. Një prej masave është dhe kalimi në pikat kufitare, ku të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ të 72 orëve të fundit ose në të kundërt duhet të vetizolohen për 14 ditë.
Por kjo masë mesa duket nuk do të zbatohet për shtetasit e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë.
Kështu në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, ndryshe nga viti i kaluar nuk është instaluar ndonjë ekip mjekësor dhe nuk kërkohet testi për të hyrë në territorin e Kosovës.
Shtetasit e Shqipërisë që kaluan në këtë pikë kufitare thanë se nga oficerët doganorë të Kosovës janë pyetur në disa raste se a janë të vaksinuar dhe a kanë bërë testin e Covidit.
Pas këtyre pyetjeve dhe kontrolleve të zakonshme doganore, këta shtetas janë të lirë të kalojnë. (A2 Televizion)