Koronavirusi ka pushtuar botën, por ka disa shtete që pretendojnë se nuk kanë asnjë rast me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Ishujt Kuk - Ishujt në Paqësor mbyllën kufirin me Zelandën e Re kur nisi shtimi i rasteve. 
Mikronezia - Përbëhet nga 600 ishuj në Oqeanin Paqësor dhe ka 112 000 banorë. 
Kiribati - Edhe ky ishull ndodhet në Oqeanin Paqësor. 
Ishujt Marshall - Përbëhen nga mbi 1000 ishuj në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej 60 000 banorësh 
Nauru - Ishull në Oqeanin Paqësor 
Niue - Ishull në Oqeanin Paqësor me më pak se 2000 banorë 
Koreja e Veriut - Ekspertët e kanë të vështirë të besojnë se në këtë vend nuk ka asnjë rast me koronavirus 
Palau - Shteti në Oqeanin Paqësor përbëhet nga 500 ishuj dhe 18 000 banorë. 
Samoa - Ishull polinezian me rreth 200 000 banorë 
Ishujt Solomon - Shteti me mbi gjysmë milion banorë mori masa të ashpra që në nisje të pandemisë. 
Tonga - Shteti polinezian kishte një rast të dyshuar në mars, por autoritetet thanë se bëhej fjalë për alarm fals. 
Turkmenistani - Ekspertët thonë se është e pamundur të mos ketë asnjë rast me koronavirus. Ky shtet pretendon gjithashtu se nuk ka pasur raste me SIDA. 
Tuvalu - Ishull polinezian me 10 000 banorë. Njihet si një nga vendet më të vogla dhe më të largëta në botë.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )