Familja Walton – Kompania: Walmart – Pasuria: 190,5 mld $ Familja Mars – Kompania: Mars – Pasuria 126,5 mld $ Familja Koch – Kopania: Koch Industries (karburante) – Pasuria: 124,5 mld $ Familja Al Saud – Sundimtarët e Arabisë Saudite – Pasuria: 100 mld $ Familja Wertheimer – Kompania: Chanel – Pasuria: 57 mld $ Familja Hermes – Kompania: Hermes – Pasuria: 53,1 mld $ Familjet belge Van Damme, De Spoelberch, De Mevius – Kompania Anheuser-Busch InBev – Pasuria 52,9 mld $ Familjet Boehringer, Von Baumbach – Kompania Boehringer Ingelheim (farmaceutikë) – Pasuria: 51,9 mld $ Familja Ambani – Kompania: Reliance Industries (energji) – Pasuria 50,4 mld $ Familjet Cargill, MacMillan – Kompania: Cargill (Produkte bujqësore) – Pasuria: 42,9 mld $
25 dinastitë më të pasura në botë zotërojnë së bashku 1,4 trilionë dollarë, 250 miliardë dollarë më shumë se sa vitin e kaluar. Ky është përfundimi i një studimi të “Bloomberg”, sipas të cilit më të pasurit e botës vetëm sa pasurohen edhe më shumë, duke fituar miliona dollarë çdo orë.
E vlerësuar momentalisht si familja më e pasur në botë, ajo Walton, që ka në pronësi rrjetin e supermarketeve “Walmart”, fiton mesatarisht 4 milionë dollarë çdo orë, ose 70 mijë dollarë çdo minutë, ndërsa për krahasim, arkëtarët që punojnë në këto supermarkete fitojnë 11 dollarë në orë.
Trendi i pasurimit të mëtejshëm të pasanikëve vazhdon edhe në Azi dhe Europë, sipas “Bloomberg”. Në listën e familjeve më të pasura përfshihet ajo Mars, me një pasuri që llogaritet në 127 miliardë dollarë, ose 37 miliardë më shumë se sa vitin e kaluar. Ndërsa risi në listën e këtij viti është familja mbretërore saudite, me rreth 100 miliardë euro pasuri. (A2 Televizion)