
Ministri i autorizuar për programin e vaksinimit në Britaninë e Madhe bën me dije se deri tani 140 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës së zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.
Vaksina mori miratimin për përdorim emergjent dy javë më parë dhe programi nisi zyrtarisht më 8 dhjetor, duke e bërë Britaninë vendin e parë në botë që niste vaksinimin.
“Është një start shumë i mirë me programin e vaksinimit. Në një javë, janë vaksinuar 108 mijë persona në Angli, 7897 në Uells, 4000 në Irlandën e Veriut, 18 mijë në Skoci, për një total prej 137 mijë vaksinimesh”, tha ministri Zahawi.
Njerëzit duhet të marrin dy doza të kësaj vaksine, me një diferencë kohore prej 21 ditësh. (A2 Televizion)