Një modele në Instagram është arrestuar me dyshimin se ka vrarë dhe masakruar nënën e saj.
Sipas Daily Mail, Anna Leikovic, 21 vjeç, nga Moldavia, është një studente e mjekësisë. Dyshohet se ajo ka masakruar nënën e saj, Praskovya Leikovic, 40 vjeç, ndërsa më pas, pasi bëri një dush, shkoi dhe takoi qetësisht të dashurin e saj.
21-vjeçarja, e cila ndiqet nga më shumë se 9 mijë persona në Instagram, u paraqit në gjykatë për ngjarjen e tmerrshme dhe pyetjeve të gazetarëve për ngjarjen, ju përgjigj me një buzëqeshje dhe një “Mirupafshim!”
Sipas mediave lokale, Praskovya Leikovic ishte kthyer nga Gjermani dhe besonte se vajza e saj ishte duke përdorur drogë. Ajo kishte caktuar edhe një seancë për rehabilitimin e vajzës, e cila nuk e kishte pranuar këtë gjë.
“Ishte një familje e shkëlqyer. Praskovya e donte shumë vajzën e saj. Policia më tregoi se Anna është e dyshuara kryesore e kësaj ngjarje të tmerrshme. As nuk mund ta imagjinoja këtë”, është shprehur xhaxhai i 21-vjeçares.
Zëdhënësi i policisë, Lyubov Yanak, është shprehur se nuk ka gjasa të ketë të dyshuar të tjerë për këta ngjarje, ndërsa theksoi se po vijojnë hetimet për të sqaruar motivin e plotë të vrasjes së tmerrshme. (A2 Televizion)
Anna Leikovic, e dyshuar se ka vrarë nënën e saj Praskovya Leikovic, viktima