Arabia Saudite merr dërgesën e parë të vaksinës së Pfizer, 100 mijë vullnetarë në pritje

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 13:56 | Bota
Arabia Saudite merr dërgesën e parë të vaksinës së

Arabia Saudite mori dërgesën e parë të vaksinës së koronavirusit nga Pfizer/BioNtech të mërkurën në mëngjes, me më shumë se 100 000 njerëz të regjistruar për të marrë vaksinën deri më tani, tha ministri i Shëndetësisë Tawfiq Al Rabiah për TV shtetëror saudit.

Autoriteti i Ushqimit dhe Barnave të Mbretërisë miratoi përdorimin e vaksinës së koronavirusit javën e shkuar.

Ministri Al Rabiah tregoi një shishe të vaksinës në TV saudit dhe tha:

"Unë jam i lumtur t'ju sjell lajmin e mirë qytetarëve dhe banorëve të Arabisë Saudite që grupi i parë i vaksinës së koronavirusit ka mbërritur këtë mëngjes".

Vaksina do të administrohet falas dhe do t'u jepet përparësi personave mbi moshën 65 vjeç, atyre me sëmundje kronike dhe punonjësve mjekësorë të vijës së parë, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos