15 ditëshi i dytë i gushtit, largohen emigrantët! Fluks në dalje në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 21:48 | Aktualitet
15 ditëshi i dytë i gushtit, largohen emigrantët! Fluks në

24 orët e fundit, në portin e Durrësit është regjistruar një fluks i lartë pasagjerësh dhe mjetesh në dalje. 15 ditëshi i dytë i muajit gusht përkon përherë me kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të punës, por edhe kthimin në vendet e tyre të pushuesve dhe turistëve që zgjodhën vendin tonë për të kaluar disa ditë pushimesh.

Duke nisur nga mbrëmja e së premtes deri pasditen e së shtunës janë larguar nga porti i Durrësit në drejtim të brigjeve italiane (Bari dhe Ankona) 5 tragete me 7962 pasagjerë dhe 2212 automjete.

Nga ana tjetër në Durrës kanë mbërritur gjatë ditës së sotme 2 tragete nga Bari dhe 1 nga Ankona me 1610 pasagjerë dhe 520 automjete. Siç duket qartë nga shifrat, diferencat në hyrje-daljet në pikën më të madhe kufitare të vendit tonë janë të ndjeshme.

Ndërkohë 2 tragete të tjerë priten të nisen sërish mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt portit të Barit duke shtuar edhe më shumë numrin e udhëtarëve dhe mjeteve në dalje.

Kujtojmë se gjatë muajit korrik, referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, rreth 123 mijë pasagjerë dhe mbi 39 mijë automjete kanë udhëtuar nga/ drejt portit të Durrësit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/15/vijon-fluksi-i-udhetareve-ne-portin-e-durresit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos