152 vjet nga lindja e poetit kombëtar Gjergj Fishta

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 07:34 | Aktualitet

Gjergj Fishta ishte frat françeskan, poet, shkrimtar, përkthyes, arkitekt, deputet dhe anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave. Ai vlerësohet si një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë së kombit shqiptar. Gjergj Fishta ishte kandidati i parë shqiptar për Çmimin Nobel për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabetin e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Për një gjysmëshekull, ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje sa ishte gjallë u kurorëzua si "poet kombëtar". Për kontributet e tij u nderua me dekorata nga autoritetet osmane, austro-hungareze, greke, dhe kleri katolik. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e tij u ndalua dhe qëndroi e tillë deri kur ra diktatura komuniste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos