Policia nuk i lejon të kalojnë, përplasen me efektivët te Kryeministria Këlliçi dhe Blushi

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 12:45 | Aktualitet

Policia nuk i lejon të kalojnë, përplasen me efektivët te

Rreth orës 12-30 ka nisur marshimi i deputetëve demokratë nga selia e PD-së në bulevardin dëshmorët e kombit në mbështetje të studentëve protestues të cilët prej 19 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Që në nisje të marshimit ka patur një përplasje mes policisë dhe deputetëve Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi. Në pamjet e mbërritura në A2 CNN shihet që ata nuk lejohen nga policia te Kryeministria. Policia i thotë të bëjnë pas pasi kanë një urdhër, ndërsa deputetët nuk pranojnë dhe kërkojnë të shohin urdhrin.

Policia nuk i lejon të kalojnë, përplasen me efektivët te

Në mbështetje të tyre janë edhe qytetarët të cilët e konsiderojnë të paligjshme ndalimin e lëvizjes së deputetëve?

“Është e jashtëligjshme, është deputet mos e prek me dorë”, dëgjohet t’i thotë policisë një qytetar aty pranë.

Policia nuk i lejon të kalojnë, përplasen me efektivët te (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos