“Rama largohu” Noka: Ky është mesazhi i të gjithë shqiptarëve. Mbështesim studentët

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 13:21 | Aktualitet

“Rama largohu” Noka: Ky është mesazhi i të

“Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh; Edi Rama largohu!” këtë mesazh përcolli sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga bulevardi Dëshmorët e Kombit. Ai u shpreh se PD është në mbështetje të kërkesave të studentëve

"Ne do ti mbështesim studentët. Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh; Edi Rama largohu! Ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Askush nuk të mbështet më. me dhunë policore e kanë tentuar edhe diktatorë të tjerë po ti e di cili është fundi. Kjo është motoja mbi bazën e së cilës është thirrur kjo protestë kombëtare e PD. Kërkesa e tyre duhet të respektohet zëri i tyre do të vijojë të dëgjohet. PD do ti mbështesë studentët. Ne u mblodhëm këtu dhe protesta do të vijojë me studentët te sheshi ku ata nisin betejën”, tha ai.

I pyetur në lidhje me masat anti tubim, Noka u shpreh: “Çaushesku tentoi të mbijetojë me masa represive dhe sot të gjithë e dinë fundin e Çausheskut. Ky popull e ka thyer murin e egër të diktaturës në vitet ‘90 dhe nuk ka mur që mund të ndërtojë  Edi Rama që të mbajë vrullin e të rinjve. Shqiptarët sot kërkojnë shtet dhe janë të gjithë në këmbë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos