“16 Marsi”, Basha jep porositë: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

Nga A2 CNN
10 Mars 2019, 17:27 | Politikë
“16 Marsi”, Basha jep porositë: Largimi i Ramës,

Opozita përvesh mëngët për protestën e radhës. Për kryedemokratin edhe e diela ka qenë punë, ndërsa në seli i janë bashkuar anëtarët e grupit parlamentar dhe të kryesisë.

Burimet i thanë A2 CNN se shefi i opozitës ka pasur një kryefjalë në tryezë, protestën e 16 mars. Duke kërkuar që të mbahet e karikuar fryma antiqeveritare të qytetarët, Basha po bën të njëjtën gjë edhe me demokratët.

“Largimi i Edi Ramës është çështje e emergjencës kombëtare. Në vend nuk ka normalitet, për Ramen nuk ka asnjë minute qetësi”, mësohet se është shprehur Basha.

30 ditë nga protesta në bulevard, Lulzim Basha i ka bërë të qartë të tijve porosinë e radhës: “Pjesëmarrja e 16 marsit të tejkalojë atë të 16 shkurtit”.

Të njëjta burime thonë për A2CNN së Basha është ndalur edhe të mosbindurit e partisë që janë ulur tashmë, e te ata që pritet të ulen në Parlament. Sipas tij, Parlament me monoparti dhe kriminelë në qeveri, të kapur me krimin, nuk mund të ketë më. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos