
Kriza humanitare në Jemen po përkeqësohet, ndërsa fëmijët kanë nisur të humbasin jetën si pasojë e kequshqyerjes akute. Alarmin e ka ngritur Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez për Refugjatët (NRC), në një intervistë për Al Jazeera.
Egeland tha se gjatë vizitës në vend ka konstatuar nevoja katastrofike për ndihmë humanitare, të cilat mbeten kryesisht të paplotësuara. Sipas tij, situata është veçanërisht shqetësuese në pjesën veriore të Jemenit, e cila kontrollohet kryesisht nga rebelët Huthi.
Ai bëri të ditur se numri i organizatave humanitare që veprojnë në këtë zonë ka rënë ndjeshëm. Nga më shumë se 100 organizata që ishin të pranishme disa vite më parë, aktualisht kanë mbetur vetëm rreth 10 deri në 14.
Një tjetër problem serioz është përhapja e kolerës në disa zona të vendit. Egeland paralajmëroi se në shumë prej këtyre vendeve mungojnë edhe ambientet e nevojshme për trajtimin e personave të infektuar.
“Gjatë 40 viteve të mia si punonjës humanitar, nuk kam qenë kurrë në një vend ku kaq pak organizata humanitare përpiqen të përballojnë nevoja kaq urgjente për miliona njerëz”, deklaroi ai.
Situata mbetet veçanërisht alarmante për fëmijët, të cilët janë ndër kategoritë më të prekura nga mungesa e ushqimit dhe shërbimeve shëndetësore, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë për pasoja të rënda nëse nd (A2 Televizion)