
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar vitin e ardhshëm si vendimtar për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se përmbyllja e negociatave kërkon rezultate konkrete në zbatimin e reformave për secilin kapitull.
“Nëse Shqipëria dëshiron të mbyllë negociatat, duhet të tregojë rezultate për reformat që janë të domosdoshme për secilin kapitull. Ju keni bërë shumë për sundimin e ligjit, por shpresojmë që të mbyllni edhe pesë të tjerët.
Sa u përket reformave, sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi janë në thelb të asaj që Shqipëria ka bërë. Mendoj se Shqipëria është një nga vendet që ka bërë një hap shumë të madh përpara.
Ajo që na duhet është një sistem gjyqësor i fortë. Gjithashtu, sa më gjithëpërfshirës të jetë procesi, aq më mirë është për qytetarët, në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë po sjellin këto reforma për ta.” (A2 Televizion)