Gjykata rrëzon PS, përjashtimi i paligjshëm, Bardhi dhe Balliu rikthehen në Kuvend

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 12:10 | Politikë

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Në arsyetimin e saj, gjykata vlerëson se masa disiplinore e marrë ndaj dy parlamentarëve nuk përputhet me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

Përjashtimi me dy muaj parashikohet në rastet kur deputetët ndezin lëndë piroteknike ose janë përsëritës të akteve të dhunës në sallën e Kuvendit, rrethana të cilat, sipas gjykatës, nuk janë konstatuar në rastin konkret.

Pas këtij vendimi, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu kanë të drejtë të rikthehen në punimet parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos