Gjykata shfuqizon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të Bardhit e Balliut

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 11:49 | Politikë

Gjykata shfuqizon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të Bardhit

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shpallur të paligjshëm përjashtimin për 60 ditë nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Kështu, rrëzohet masa disiplinore e marrë ndaj dy deputetëve nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Në vendimin e saj, Gjykata Administrative ka përcaktuar gjithashtu se vendimi i saj do të ketë ekzekutim të menjëhershëm.

"Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

VENDOSI:

1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.

2. ⁠Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos