Samiti i Planit të Rritjes, Marta Kos: Zgjedhjet politike do të përcaktojnë më shumë se kurrë rrugëtimin drejt BE

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 12:50 | Politikë

Samiti i Planit të Rritjes, Marta Kos: Zgjedhjet politike do të

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, konfirmoi synimin e unionit për të anëtarësuar vendet e Ballkanit Perëndimor, por shtoi se tashmë secili vend do të shihet në bazë të meritave dhe zgjedhjeve individuale.

“Më shumë se kurrë, zgjedhjet politike të secilit vend do të përcaktojnë ritmin me të cilin ai vend do të ecë drejt BE-së. Ka mbështetje të fortë nga shtetet anëtare mbi këtë qasje. Ne e shohim rajonin sot në një udhëkryq dhe koncepti që ne i shohim vendet si një grup po vjen në fund. Do të jenë zgjedhjet politike që do të përcaktojnë rrugën më tej”, tha Kos në një konferencë për mediat me Kryeministrin Rama, pas Samitit të Planit të Rritjes në Tiranë.

“Është në interesin tonë ta integrojmë këtë rajon në Bashkimin Europian. Zgjerimi është në lëvizje por edhe Ballkani Perëndimor është në lëvizje. Shohim që vendet që i përmbushin angazhimet për reforma ecin përpara, ndërsa ata që nuk e bëjnë këtë gjë, nuk ecin përpara. Financimi i BE do të kushtëzohet nga zbatimi i reformave. Ne jemi të vendosur të shtypim pedalin e gazit”, shtoi Kos, përcjell A2 CNN.

Ajo vlerësoi atë që e quajti fillim të ri në Serbi dhe stabilitetin politik në Kosovë. “Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bashkëpunojnë akoma më shumë për të mirën e rajonit”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos