All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

17 vite burg për një krim që e kishte kryer "binjaku" i tij

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 10:34 | Bota
All - Paragraf - 1

Një burrë në SHBA ka marrë 1 milion dollarë si dëmshpërblim pasi bëri 17 vite burg për një krim që e kishte bërë një person që kishte ngjashmëri të madhe me të.

Krimi ndodhi në vitin 1999 në një parking të Walmart-it në Roeland Park, Kansas kur një burrë tentoi që të vidhte çantën e një gruaje.

All - Paragraf - 3

Edhe pse Jones kishte një alibi, ai ishte me partneren e tij në qytetin e Kansas-it dhe kishte mungesë provash në vendin e ngjarjes, ai u dënua.

Gabimi u bë kur një dëshmitar okular e identifikoi si autorin e një serie ngjarjesh të ngjashme. Jones tentoi ta apelonte vendimin shumë herë, por në të gjitha rastet iu mohua e drejta.

Ishin Projekti Midwest Innocence dhe Shkolla Juridike e Universitetit të Kansasit ato që u angazhuan për t’i pastruar emrin Jones.

All - Paragraf - 6

Dhe gjatë procesit, ata zbuluan personi që kishte ngjashmëri të madhe me të në fakt po vuante dënimin në të njëjtin institucion me të.

Në 2017 kur i lirua, Jones tha se ndihej i bekuar. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos