Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 10:48 | Sociale

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, lexoi para mediave vendimin për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit.

Sipas tij, bojkoti nis nga sot deri në një njoftim të dytë, shkruan A2.

“Kryesia, në mbledhjen e 20 tetorit, në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie. Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna ekstreme. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen", tha Kovaçi.

"Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimin e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim i ligjshëm dhe dinjitoz i çdo të riu të ndaluar. Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj atyre që marrin pjesë në protestë”, shtoi Kovaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos