
Bojkoti mësimor ka nisur edhe në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë. Këshilli Studentor ka vendosur të bojkotojë mësimin çdo ditë, ndërsa studentët theksojnë se do të distancohen nga çdo akt dhune.
Pavarësisht thirrjes për bojkot, pjesëmarrja e studentëve në tubimin dhe marshimin e zhvilluar në Korçë ka qenë i pakët.
Pedagogët Alketa Pasholli dhe Gjergji Mero shprehen në mbështetje të studentëve, por nuk e fshehin zhgënjimin për pjesëmarrjen e ulët. Sipas tyre, pavarësisht njoftimit dhe thirrjes së bërë nga pedagogët për bojkotimin e mësimit, numri i studentëve që iu bashkuan tubimit dhe marshimit ishte i vogël.
Ndërkohë, studentët bëjnë të ditur se bojkoti do të vijojë çdo ditë. Ata theksojnë se synojnë të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore dhe distancohen nga çdo formë dhune apo veprim i dhunshëm. (A2 Televizion)