"320 të lënduar në 8 ditë protesta”, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 11:12 | Aktualitet

"320 të lënduar në 8 ditë protesta”, Ministria e

Në 8 ditë protesta janë raportuar gjithsej 320 persona të lënduar. Në përditësim e fundit Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 192 prej tyre janë efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Mes kalimtarëve janë edhe 6 përfaqësues të medias, njëri prej tyre i huaj.

Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin e Traumës dhe QSUT morën trajtim 8 persona. Në Traumë u paraqitën 6 të lënduar, mes tyre një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre kalimtarë u shtruan për trajtim të mëtejshëm, ndërsa njëri iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar 9 persona të lënduar gjatë protestave. Ndërkohë, dy personat e paraqitur në QSUT morën mjekimin dhe u larguan nga spitali.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:

Në SUT janë paraqitur 6 persona:

-              1 efektiv policie

-              1 protestues

-              4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.

Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:

-              4 protestues

-              1 efektiv policie

-              1 përfaqësuese e medias

-              3 kalimtar

Në QSUT janë paraqitur 2 persona:

-              1 efektiv policie

-              1 protestues

Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.

 

Përmbledhje: Në datat 13 - 21 tetor 2026  në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:

-              Spitali universitar i Traumës

-              QSUT

-              Spitali Rajonal Durrës

-              Spitali Rajonal Vlorë

-              Spitali Rajonal Lezhë

 

Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:

•             192 efektivë të Policisë së Shtetit;

•             92 protestues;

•    36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos