Kualifikueset nisin me surprizë, Turqia trondit Holandën

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 20:10 | Futboll
Kualifikueset nisin me surprizë, Turqia trondit Holandën

Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” kanë nisur me një surprizë të madhe. Turqia mundi 4-2 Holandën në Stamboll, në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin G.

Vendasit morën 3 pikë shumë të vlefshme falë tregolëshit të 35-vjeçarit Burak Yilmaz (15’, 34’ dhe 81’) dhe një goli të Hakan Calhanoglu.

Për “Tulipanët” shënuan Klassen dhe De Jong, brenda dy minutave (75’ dhe 76’).

Në minutën e 95, Depay humbi 11-metërsh, që gjithsesi nuk do ta kishte shmangur dot humbjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos