18-vjeçarja qëllon me thikë 20-vjeçaren në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 13:53 | Kronikë
18-vjeçarja qëllon me thikë 20-vjeçaren në

Një 20-vjeçare ka mbetur e plagosur, këtë të martë, pasi është qëlluar me thikë nga një vajzë 18 vjeç.

Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim 18-vjeçaren me iniciale e M.Z., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Vajza është dërguar në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos