1840 viktima në një ditë në Brazil, protesta kundër presidentit Bolsonaro

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 11:56 | Bota
1840 viktima në një ditë në Brazil, protesta kundër

Disa qytete në Brazil natën e kaluar kanë regjistruar protesta kundër Presidentit Jair Bolsonaro. Të ashtuquajturat "panelacos", protestat kritikuan veprimet e qeverisë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, raportuan mediat lokale.

Përveç përplasjes së tenxhereve nga dritaret dhe ballkonet, protestuesit gjithashtu bërtisnin “Jashtë Bolsonaro”.

Sipas dëshmive dhe videove të botuara në mediat sociale, "panelacos" u zhvilluan, ndër të tjera, në kryeqytetet e Sao Paulo-s, Porto Alegre, Brasilia, Salvador dhe Rio de Janeiro.

Protestat kundër kreut të shtetit u zhvilluan në ditën kur Brazili arriti rekordin e vdekjeve nga Covid-19, në 24 orë.

 Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 1840 vdekje të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në pothuajse 260 mijë.

Për 42 ditë rresht, niveli mesatar ditor i vdekjeve në Brazil ka mbetur mbi një mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos