Ka lindur në Milano, me nënë italiane nga Sardenja dhe baba egjiptian. Emri i tij është Alessandro Mahmoud. Gjatë fëmijërisë prindërit e tij u ndanë dhe ai u rrit me nënën e tij, duke ndjerë pasojat e braktisjes së babait, me të cilin nuk i rivendosi kurrë marrëdhëniet. Mahmud e fitoi famën pasi garoi në sezonin e gjashtë të versionit Italian “The X Factor”. Në vitin 2019 fitoi Festivalin e Sanremos me këngën "Soldi" dhe përfaqësoi Italinë në Festivalin Evropian të Këngës në 2019, duke fituar vendin e 2-të. Në shkurt 2022 merr pjesë për herë të dytë në Festivalin e Sanremos, këtë herë në duet me Blanco, me të cilin fitoi sërish vendin e parë me këngën “Brividi”. (A2 Televizion)
1992-lindi këngëtari italian Mahmood, fitues i sezonit të 6-të të “The X Factor”
