
Barcelona ka marrë një fitore të lehtë në ndeshjen e radhës në kampionat duke mundur Elche me rezultatin 3-0.
Heroi i takimit ishte sërish polaku Lewandowski i cili shënoi një dygolësh. Goli tjetër për katalanasit në këtë ndeshje u shënua nga Depay, i cili u rikthye si titullar.
Ndeshje nuk kishte shumë histori, kjo edhe për shkak pasi miqtë e Elche luajtën pjesën më të madhe të lojës me 10 lojtarë pas daljes nga fusha e lojës me të kuqe të Verdu.
Me këtë fitore, Barcelona merr përkohësisht kreun e renditjes në pritje të rezultatit që do të dalë nga derbi i Madridit mes Atletikos dhe Realit. (A2 Televizion)