2 gola në 7 minuta, Cikalleshi shënon sa herë që luan

Nga A2 CNN
29 Shtator 2019, 17:16 | Futboll

Sokol Cikalleshi nuk ndalet së shënuari në kampionatin turk. Sulmuesi i kombëtares është në super formë teksa ka realizuar dy gola të tjerë këtë fundjavë në fitoren 3-2 të Akhisaspor përballë skuadrës së Karagumrukut në kategorinë e dytë turke.

Sulmuesi shqiptar i shënoi të dy golat brenda shtatë minutave në 22’ dhe 29’, duke e çuar rezultatin në 3-0 për skuadrën e tij, që më pas pësoi dy gola në pjesën e parë, por arriti të ruante fitoren.

Që prej ndeshjesh kundër Francës, Cikalleshi ka shënuar në çdo takim që ka luajtur si me përfaqësuesen ashtu edhe me skuadrën e tij. Me këtë dygolësh, bomberi kuqezi arrin në kuotën e katër golave në kampionatin turk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos