Më shumë se 2 milionë pelegrinë janë mbledhur në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për të marrë pjesë ne ritet fetare të Haxhit, një pelegrinazh islamik që i çon besimtarët në një rrugëtim që është ndërmarrë 1400 vjetë më parë nga profeti Muhamed.
Haxhi në Islam ka si qëllim bashkimin e myslimanëve, në këtë rrugëtim besimtarët veshin rrobat tradicionale për këtë rit fetar dhe së bashku ecin përreth Qabesë, një ndërtesë antike që ndodhet në Mekë. (A2 Televizion)