Italia zyrtarisht në krizë politike, zgjedhje të parakohshme në 13 tetor?

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 22:30 | Bota
Italia zyrtarisht në krizë politike, zgjedhje të parakohshme

Italianët me shumë mundësi do të votojnë sërish, pasi koalicioni midis Lega dhe Lëvizjes 5 Yje (5 Stelle) duket se nuk mund të qeverisë më vendin fqinj.  

Kriza midis dy partive ka muaj që po thellohet, dhe sot arriti kulmin me takimin e liderit legist Matteo Salvini me kryeministrin Giuseppe Conte.

“Janë bërë gjëra të mira, por në fusha të rëndësishme për vendin si infrastrukturat, taksat, reforma në drejtësi dhe marrëdhënien me Evropën kemi mendime shumë të ndryshme”, mësohet të ketë thënë ministri i Brendshëm Salvini.

Sipas burimeve në partitë të mazhorancës, flitet për zgjedhje në muajin tetor, me shumë mundësi më datë 13. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos