20 shtrime në ditë, forma të rënda te 80% e pacientëve, më lehtë të vaksinuarit

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 16:11 | Aktualitet
20 shtrime në ditë, forma të rënda te 80% e pacientëve,

Çdo ditë, rreth 20 pacientë të prekur nga Covid-19 paraqesin forma të rënda dhe nevojën për shtrim në spital.

Mjekët infeksionistë thonë se 80% e pacientëve ndodhen në gjendje të rëndë për shkak se shkojnë vonë në spital.

Mes pacientëve të shtruar dhe atyre në terapi intensive ka edhe të rinj të moshave 25-40 vjeç. Pjesa më e madhe e të shtruarve janë të pavaksinuar.

Infeksionistja Esmeralda Meta tregon se si ndikon vaksina në ecurinë e pacientëve që janë të shtruar në dy spitalet Covid.

Në spitalin Covid 1 dhe 3 ndodhen të shtruar 164 pacientë, nga të cilët 20 në terapi intensive. Mes të shtruarve në spital janë edhe dy gra lehone me komplikacione nga Covidi pas lindjes. Sipas të dhënave nga mjekët deri tani nuk ka përfunduar në spital asnjë pacient i riinfektuar nga Covidi dhe as nga ata që kanë kaluar sëmundjen dhe kanë kryer edhe vaksinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos