2023 nis me përplasje, PS kundër hetimit për udhëtimet e Ramës, s’pret PD për Avokatin e Popullit

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 16:04 | Politikë
2023 nis me përplasje, PS kundër hetimit për udhëtimet e

Sesioni i ri parlamentar nisi me probleme të vjetra, pasi në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve për 2023 palët politike nxorën edhe njëherë në pah kundërshtitë e tyre politike. përplasja për Avokatin e Popullit, proces, i cili do të nisë nga fillimi, pritet të kthehet sërish në qendër të mazhorancës dhe opozitës edhe pse kryetari i grupit socialist Taulant Balla kishte një mesazh për disa deputetë demokratë.

“Në demokraci duhet të biesh dakord ose të paktën të negociosh pasi nuk është tradhti.me dt 16 sapo të nisë sesioni do të bëhet njoftimi. Opozita propozon, kuvendi vendos”.

Mazhoranca doli në mbrojtje të kryeministrit Rama duke mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor për fluturimet me charter, që kërkohet nga PD.

“Gjykata Kushtetuese na jep të drejtën të ngremë komision hetimor. Konferenca e kryetarëve kaloi kompetencën. Do e parashtroj në seancë”, tha Tabaku.

“Sa të ketë firmën e non gratës nuk kalojmë asnjë shkresë nga ana formale”, u shpreh Balla.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të detyrojnë Kuvendin që të ndryshojnë Rregulloren e Kuvendit.

“Kam propozuar që të ndryshojë ligji për komisionet hetimore. E vetmja çështje për të cilën palët janë më pranë, ndonëse me kushte, ka të bëjë me despiunizimin”, u shpreh Tabaku.

“14 maji po afron dhe do të ishte e papranueshme që kandidati I.M të jetë kandidat për kryetar apo këshilltar bashkiak”, theksoi Balla.

“Ne nuk merremi me individë të veçantë, këto hallë Balla t’i zgjidhë vetë. Ne jemi për një paketë të plotë, pastërtinë e figurës dhe lustracionin”, u përgjigj Tabaku.

Ashtu si Avokati i Popullit edhe paketa ligjore për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë kërkon 84 vota, çka do të thotë që PS dhe PD do të duhet të ulen sërish në tryezë për të negociuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos