All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Sherr me thika në ankandin e lojës online, 15-vjeçari rrezikon t’i presin këmbën

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 07:27 | Bota
Sherr me thika në ankandin e lojës online, 15-vjeçari rrezikon
All - Paragraf - 1

Duket e paimagjinueshme, por një ankand për lojën e futbollit Fantacalcio në Itali, ka përfunduar me një 15-vjeçar të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ponticelli të Napolit dhe i akuzuar për ngjarjen është një 16-vjeçar, që është arrestuar nga policia. Ishin disa të rinj që morën pjesë në ankandin që ndodhi në rrugën Eduardo Scarpetta.

All - Paragraf - 3

Mosmarrëveshja mes adoleshentëve shpërtheu në momentin kur do të blinin futbollistët për ekipet e tyre në lojën e famshme online të Seria A.

15-vjeçari është goditur me thikë dhe është transportuar me urgjencë në Ospedale del Mare, ku mjekët sqarojnë se ai rrezikon të presë këmbën e prekur. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos