
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore homologen e tij në Kosovë, Vjosa Osmani. Presidentja Osmani pritet të mbërrijë në Shqipëri, në datat 4-5 shtator.
Presidenca ka zbardhur axhendës, ku vizita do të nisë me një pritje zyrtare, për të vijuar takimin mes 2 delegacioneve si edhe do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për mediat.
Nga sa njoftohet, Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.
Agjenda
04 shtator 2023
10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë. (A2 Televizion)