Arkëtimet në kinema, “Barbie” rrit fitimet, “Equalizer 3” merr kryesimin

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 10:16 | Showbiz
Arkëtimet në kinema, “Barbie” rrit fitimet,

“Oppenheimer” përfundoi në vend të pestë, këtë fundjavë, me shitje të biletave 5.5 milionë dollarë. “Grand Turismo” kapërceu nga vendi i parë në të katërtin, me 6.6 milionë dollarë arkëtime ndërsa “Blue beetle’s” ruan vendin e tretë, duke shtuar edhe 7.3 milionë dollarë në arkën e saj.

“Barbie” ruan vendin e dytë, për të dytën fundjavë, me 10.6 milionë dollarë të tjerë, në një rekord historik, duke u shpallur, deri tani, filmi më i mirë i vitit.

Rikthimi i Denzel Washington në rolin e Robert McCall ishte mjaftueshëm që filmi i tretë i “Equalizer” të kryesojë arkëtimet në kinema, që në fundjavën e premierës. Filmi aksion siguroi 34.5 milionë dollarë në 2 ditë në kinema. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos